Një aksident është regjistruar sot në Rrugën e Kombit. Një mjet është përmbysur në mes të rrugës.
Shkak dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë e mjetit, ku drejtuesi ka humbur kontrollin.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me ngjarjen dhe nuk dihet nëse ka të lënduar./albeu.com