Autori i aksidentit të sotëm në Tiranë, ka deklaruar në komisariatin e policisë se nuk ka qënë vetëm në mjet kjo ka qenë arsyeja pse ai është larguar.
Prania e shokut e kushëririt në mjet nuk është e konfirmuar, por vetë 39-vjeçari ka thënë se ka pasur dhe të bijën në mjet me të.
Sipas tij, në momentin e aksidentit në mjet ka qenë vajza, vetëm 4 vjeç, që përveç se ka dëshmuar të gjithë skenën e ngjarjes, ka marrë edhe lëndime nga përplasja.
Sulejmani pretendon se ka ikur nga vendi i ngjarjes për të dërguar të bijën në spital, megjithatë mbetet e paqartë se me çfarë pasi mjetin e la në vendin e ngjarjes.
Ndërsa më pas, ka shtuar se në momentin që është siguruar se e bija është mirë, ka ikur nga spitali dhe ka telefonuar Policinë e Shtetit për t’u vetëdorëzuar.
Megjithatë deri më tani nuk dihet se në cilin spital ka shkuar ai me të bijën, e nëse ky version është ashtu siç e tregon autori, ndërkohë që Policia ende nuk ka dhënë asnjë konfirmim zyrtar lidhur me kapjen e tij./albeu.com