Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në rrugën e Kajavës në kryeqytet.
Si pasojë ka mbetur e dëmtuar një 25-vjeçare.
Mësohet se e reja po kalonte në vijat e këmbësorëve, teksa një automjet e ka përplasur.
Paraprakisht mësohet se gjendja e të resë është jashtë rrezikut për jetën ndërsa në vendngjarje ndodhen autoritetet që po punojnë për zbardhjen e rrethanave./Albeu.com/