Aksident rrugor në Durrës/ Makina humb kontrollin dhe përfundon në kanal, plagoset 24-vjeçarja

Një aksident rrugor ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka rënë në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti është plagosur drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.

Bëhet me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor kanë shkuar menjherë në vendngjarje dhe po hetojnë më shumë mbi shkaqet e aksidentit.

Të lidhura

None found

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:15, tek vendi i quajtur “Ura e Dajlanit”, automjeti me drejtuese shtetasen Xh. K., rreth 24 vjeçe, dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin automjetit nga ana e 24 vjeçares, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në kanal.

Si pasojë, 24-vjeçarja ndodhet në spital duke marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.O


Shtuar 2.04.2026 18:53