Aksident në Vlorë/ Motori përplas kalimtarin, dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë . Një motor aksidenton një kalimtar.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja.

Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtarit.

Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe kalimtari, njëri është në gjendje të rëndë. Ambulanca edhe pse me vonesë ka transportuar të plagosurit drejt Spitalit Rajonal.

Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Shtuar 29.08.2024 22:13