Aksident në Vlorë, mjeti përlas dy nxënëse

Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë ku një mjet ka plagosur dy nxënëse pranë spitalit. Shoferi, pas ngjarjes ka dalë nga mjeti dhe i ka shoqëruar vajzat në spital.

Ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 12:14, në rrugën “Ali Demi”, Vlorë një automjet, me drejtues shtetasin A. I., 42 vjeç, ka aksidentuar dy fëmijë të mitur me iniciale B. C., dhe Xh. S., të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com


Shtuar 4.06.2021 12:41