Ditën e sotme 25 nëntor 2025 rreth orës 12:45, në aksin rrugor të fshatit Kotë (zona e Drashovicës), ka ndodhur një aksident rrugor.
Automjeti Ford, që drejtohej nga shtetasi A. ZH, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të Policisë Bashkiake Selenicë, tip Hyundai, i cili ishte i ndaluar në anë të rrugës për shkak të një defekti teknik.
Në brendësi të mjetit të parkuar ndodheshin dy punonjës. T.J, i pozicionuar në vendin e shoferit, është dërguar në spital me transport të rastësishëm. Në vendin e pasagjerit ishte R. K.
Të dy personat kanë marrë dëmtime, por fatmirësisht ndodhen jashtë çdo rreziku për jetën.
