Aksident në Vlorë/ Makina përplas çiftin e turistëve të huaj tek “Plazhi i Vjetër”, dërgohen me urgjencë në spital, njëri me dëmtime në kokë

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në zonën e “Plazhit të vjetër” në Vlorë, ku mbetën  të  plagosur 2 shtetas të huaj.

Një automjet në lëvizje përplasi dy këmbësorë, çift turistësh të huaj. Mësohet se nga përplasja, turistja ka pësuar kontuzione (dëmtime) në kokë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë Rrugore të Vlorës, që kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Të dy personat e plagosur, kanë marrë fillimisht ndihmën e parë mjekësore në qendrën shëndetësore verore në zonën e plazhit të vjetër, ndërsa më pas me autoambulancë janë dërguar drejt spitalit rajonal të qytetit, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Policia ka nisur veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet, si dhe për drejtuesin e mjetit.


Shtuar 30.06.2025 13:23