Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.
Mësohet se një automjet tip kamionçinë është përplasur me barrierat anësore të rrugës dhe më pas është përmbysur. Si pasojë e përplasjes, shoferi i automjetit ka ndërruar jetë ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur pasagjeri, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Vlorës.
Sakaq, viktima ka mbetur i bllokuar në automjet dhe janë forcat e zjarrfikëses që po bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.