Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan, ku një punëtor ka mbetur i plagosur dhe mësohet se ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ngjarja ka ndodhur gjatë turnit të parë të punës, kur Rudin Mecja, nga lagjja “Luigj Gurakuqi” e Elbasanit, është goditur nga një pllakë metalike me peshë disa qindra kilogramë, e cila i ka rënë mbi trup.
Sipas të dhënave paraprake nga mjekët, ai ka pësuar politraumë me dëmtime të rënda të organeve të brendshme. Për shkak të gjendjes së tij kritike, Mecja është transportuar menjëherë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmë të specializuar.
Policia dhe autoritetet përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për verifikimin e kushteve të sigurisë në uzinë.