Aksident në Tiranë, shoferi 18-vjeçar dërgohet me urgjencë në spital

Një  aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në  Kombinat, në  rrugën “Konferenca e Pezës” ku një  makinë  ka dalë  nga rruga duke plagosur shoferin.

I plagosur ka mbetur shtetas A.M., 18 vjeç dhe ndodhet jashtë  rrezikut për jetën.

Tiranë/ Informacion paraprak

Me datë 12.11.2021, rreth orës 21:40, në Kombinat, në rrugën “Konferenca e Pezës”, mjeti me drejtues shtetasin A. M.,18 vjeç, ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 12.11.2021 22:32