Aksident në Tiranë, makina përplas të moshuarin dhe përfundon në lumin Lana (VIDEO+FOTO)

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në Tiranë. Një makinë ka përpasur një të moshuar dhe më pas ka përfunduar në lumin Lana.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.06.2021, rreth orës 19:00, në bulevardin “Bajram Curri”, mjeti me drejtues shtetasin M. H., ka aksidentuar shtetasin Q. K., rreth 80 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 25.06.2021 19:12