Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në vendin e quajtur Ura e Tabakëve.
Nga të dhënat paraprake, mësohet se një makinë që po vinte nga Brryli, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në korsinë e biçikletave që ndodhet në krahun nga Lana. Fatmirësisht, në atë moment, raportohet se nuk ka pasur as këmbësorë apo biçikleta.
Ndërkohë, bëhet me dije se për fat të mirë, makina është përplasur me një pemë, teksa është shmangur rreziku për të rënë në lumin e Lanës, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk është lënduar.