Aksident në Tiranë/ Furgoni përplaset me automjetin, plagoset 21-vjeçarja

Ditën e djeshme, një aksident ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, ku një furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur një mjet tjetër më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë është dëmtuar 21-vjeçarja e cila ishte pasagjere në automjet, dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Njoftim i Policisë:

Më datë 12.07.2025, në Rrugën e Elbasanit, një automjet tip furgon me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes automjetin me drejtues shtetasin M. L., 24- vjeç, dhe pasagjeren shtetasen S. Sh., 21-vjeçe.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 21-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe gjetjen e drejtuesit të furgonit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 13.07.2025 15:39