Një aksident është shënuar në bulevardin Skënderbeu në Shkodër.
Një 19-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Raportohet se automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L.
I riu ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:40, në bulevardin Skenderbeu, automjeti me drejtuese shtetasen A. H., 40 vjeçe, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin E. L., 19 vjeç. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi E. L., i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
