Aksident në Shijak, 23-vjeçari përplas për vdekje të moshuarën

Mëngjesin e sotëm, një aksident është regjistruar në Shijak.

Një 23-vjeçar ka përplasur me makinë një këmbësore, ndërkohë që po dilte nga shtëpia.

Si pasojë e aksidentit, e moshuara ka ndërruar jetë.

Rreth orës 08:40, në Gjepalaj, Shijak, shtetasi K. K., 23-vjeç, duke dalë nga banesa me automjet ka aksidentuar në rrugë këmbësoren, shtetasen M. K., 76-vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 14.03.2024 10:34