Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr.3 në Sarandë.
Policia informon se automjeti tip Benz, me drejtues shtetasin L. B., 52 vjeç, banues në Gjirokastër ka aksidentuar shtetasen A. Ç., 50 vjeçe banuese në Sarandë, këmbësore.
Të lidhura
None found
50 vjeçarja është dërguar në spital për ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vijon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Albeu.com.
