Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur këtë të premte në rrugën Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Ciflig.
Si pasojë e këtij aksidenti ka ndërruar jetë pasagjeri 15-vjeçar, ndërsa është lënduar vëllai I tij, i cili, drejtonte mjetin.
“Rreth orës 12:05, ndërsa udhëtonin në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e plagëve të marra të dy janë dërguar në spitalin e Korçës, por i mituri nuk ka mundur të mbijetojë për shkak të plagëve të marra“, njofton policia.
Njoftimi i plotë
Më datë 21.04.2023, rreth orës 12:05, në rrugën “Dishnicë-Çiflig”, shtetasi K. Sh., 21 vjeç, banues në fshatin Pojan, Maliq, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi K. Sh., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe shtetasi R. Sh.,15 vjeç, pasagjer në automjet, i cili pas mbërritjes në spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e daljes nga rruga.
/albeu.com/