Aksident në rrugën e ‘Elbasanit’, makina përplas për vdekje 54-vjeçaren

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka ndodhur një aksident me vdekje, ku një 54-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Elbasanit, rreth orës 06:10 të 18 dhjetorit.

Automjeti me drejtues shtetasin P. Xh., ka aksidentuar 54-vjeçeren A. R.,, e cila si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.


Shtuar 18.12.2023 08:04