Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbit. Një mjet tip furgon ka dalë nga rrugë duke përfunduar disa metra në anë të saj. Nuk dihet nëse ka të lënduar.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se rruga e Arbrit është hapur më 29 nëntor të vitit që lamë pas dhe gjatë gjithë kësaj kohe është shoqëruar me probleme. Punimet ende vijojnë për hapjen e tunelit të Murrizit, ndërkohë për qakullimin po përdoret baypassi i Murrizit, i cili është bërë problematik për drejtuesit e mjeteve./albeu.com