Aksident në Rrugën e Arbrit, dy turistë dërgohen me urgjencë te Trauma

Dy turistë që po udhëtonin nga Maqellara në drejtim të Bulqizës, janë aksidentuar në rrugën e Arbrit në vendin e quajtur “Ura e Çerenecit”.

Dy turistët që vinin nga shteti fqinj i Maqedonisë së Veriut, dyshohet se kanë bërë një parakalim të gabuar dhe kanë humbur kontrollin e motomjetit, i cili është përplasur me murin e sipërm të rrugës.

Ata u dërguan fillimisht në spitalin e Bulqizës ku morën ndihmën e parë, e më pas janë nisur drejt spitalit të Traumës për mjekim më të specializuar.


Shtuar 14.06.2025 14:29