Aksident në rrugën Bulqizë – Peshkopi, pasagjerja përfundon në spital

Dy automjete janë përplasur këtë të enjte në rrugën nacionale Bulqizë – Peshkopi.

Policia njoftoi se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Sofraçan’, Bulqizë, ku janë përplasur dy automjete me njëra – tjetrën me drejtues shtetasit L.S, dhe A.Gj.

Si pasojë e përplasjes së mjeteve ka mbetur e lënduar një pasagjere, e cila ndodhet në spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, përplasja ka shkaktuar dëme të mëdha materiale për të dyja automjetet të cilat janë dëmtuar si pasojë e goditjes së fortë.

Në vendngjarjes mbërriti grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kjo është një zonë problematike e rrugës nacionale Bulqizë – Peshkopi për shkak edhe të mungesës së theksuar të sinjalistikës horizontale e asaj vertikale.

Ndërsa situata më shqetësuese bëhet kur ka reshje shirash pasi automjetet rrëshqasin dhe kthehen në burim aksidentesh.


Shtuar 2.05.2024 17:12