Aksident në “Qafë Thanë–Librazhd”, i riu përplas për vdekje me makinë 64-vjeçaren

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd” këtë të diele.

Raportohet një automjet i drejtuar nga një 31-vjeçar, ka përplasur një këmbësore, e cila ka humbur jetën.

Ndërsa policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin.

“DVP Elbasan/Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. B., 31 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Sot, rreth orës 13:30, në aksin rrugor “Qafë Thanë–Librazhd”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur shtetasen F. H., 64 vjeçe, këmbësore, e cila si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.12.2025 19:47