Aksident në punë, vdes tragjikisht shqiptari në Itali

Unione Sindacale di Base dhe Rete Iside në Itali vazhdojnë të monitorojnë vdekjet në punë dhe në vitin 2023 situata po bëhet më e rëndë dita ditës.

Sipas medieve italiane, e enjtja e 13 prillit shënoi 12 viktima në punë.

Mes tyre edhe një 57-vjeçar shqiptar.

Në repartin e djegieve të spitalit të Padovës, nga plagët e shkaktuara nga një shpërthim ka humbur jetën një punëtor shqiptar 57-vjeçar.

Vdekja ndodhi më 5 prill, por lajmi u dha vetëm pas një jave.

Mediet italiane shkruajnë se këto vdekje ndjekin një rrjedhje të përditshme: Në Itali të vdesësh nga puna është bërë një gjë tragjikisht “normale”.

Akoma më keq nëse punëtori është i huaj dhe i nënshtrohet shantazheve të vazhdueshme nga burokracia, gjë që çon në pranimin e kushteve të pahijshme të punës./Albeu.com/

 


Shtuar 14.04.2023 18:47