Aksident në Pogradec, motori humb kontrollin, plagoset rëndë drejtuesi

Një aksident rrugor është shënuar në Pogradec mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit pranë tuneleve panoramikë.

Paraprakisht mësohet se drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar duke u përplasur me bordurën e rrugës dhe për pasoj ka marrë plagë në pjesën e kokës dhe fytyrës.

I plagosuri u transportua në spitalin e Pogradecit ku po merr ndihmën e mjekëve. Policia mbërriti në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 21.08.2024 20:48