Aksident në Pogradec, makina përfundon në kanal, plagoset shoferi

Mëngjesin e sotëm rreth orës 01:10, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, shtetasi A. Ç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi A. Ç, është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Shtuar 12.08.2024 08:25