Këtë të shtunë, një aksident ka ndodhur në fshatin Bukmirë në Mirditë. Mësohet se një turist çek ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë është transportuar menjëherë te Spitali i Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 14:00, në fshatin Bukmirë, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, ka dalë nga rruga motomjeti me drejtues shtetasin çek 46-vjeç, i cili u transportua në Spitalin e Traumës, për asistencë të specializuar mjekësore, dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.