Foto ilustruese
Një aksident ka ndodhur gjatë mesnatës në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës pranë QTU.
Si pasojë e aksidentit kanë ngelur të plagosur 4 persona nga të cilët 2 prej tyre janë të mitur.
Raportohet se njëri prej të miturve është në gjendje të rëndë shëndetësore.
TIRANË
Një aksident ka ndodhur mesnatën e kaluar në rrugën interurbane kryesore Tiranë- Durrës pranë QTU.
Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra tjetrën në rrugën dytësore dhe kanë mbetur të plagosur katër persona. Bëhet fjalë për shoferët e të dyja mjeteve dhe dy të mitur 12 dhe 14 vjeç.
Sipas burimeve nga spitali, njëri prej të miturve ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave./albeu.com