Mesditën e kësaj të mërkure, një aksident ka ndodhur në Lushnje, ku një automjet është përplasur te shkallët e një poliklinike.
Fatmirësisht, aksidenti është pa pasoja në njerëz. Drejtuesi i mjetit që ishte parkuar para poliklinikës, në momentin e ndezjes, automjeti ka marrë xhiro duke hipur në trotuar e më pas te shkallët.
Kjo zonë është shumë e frekuentuar dhe fatmirësisht në ato momente nuk ka pasur kalimtar apo pacientët që dalin nga poliklinika.
Drejtuesit të mjetit i është bërë testi alkoolit që ka rezultuar negativ.