Pak minuta më parë, një aksident ka ndodhur në segmentin e autostradës Lushnje-Fier, në vendin e quajtur “ Vajkan”.
Një automjet tip “ Benz”, ka dalë nga rruga duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Tre personat që ndodheshin në automjet, fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime të rënda.
Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë per të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.