Aksident në Lushnjë, 40-vjeçarja “merr përpara” me makinë tufën me bagëti

Në aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në dalje të qytetit të Lulshnjës, ku një automjet tip Ford, e drejtuar nga një 40-vjeçare, ka goditur një tufë me bagëti.

Si pasojë e aksidentit, disa bagëti të imta kanë ngordhur dhe mjeti ka pësuar dëmtime. Fatmirësisht drejtuesja e mjetit nuk është lënduar dhe as bariu nuk ka qënë në rrugë në momentin e aksidentit.

Policia e qarkullimit rrugor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka dokumentuar rastin ndërsa ka disiplinuar trafikun e krijuar nga kjo situatë.


Shtuar 3.11.2025 20:09