Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot në fshatin Agim të Libofshës në Fier. Sipas policisë, një drejtues motori ka dalë nga rruga, duke humbur jetën.
35-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende ndërsa forcat policore vazhdojnë hetimet në vendngjarje për të përcaktuar saktësisht shkaqet.
“Fier/ Informacion paraprak. Në aksin rrugor “Fier-Libofshë”, shtetasi Xh. K., rreth 35 vjeç, duke drejtuar një motomjet pa targa, ka humbur kontrollin e motomjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes së motomjetit nga rruga ka humbur jetën shtetasi Xh. K. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”
