Aksident në Lezhë-Shkodër/ Kamioni përplaset me makinën, plagoset një person

Këtë të enjte, një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Lezhë–Shkodër, pranë një shkolle private.

Në kë të  aksident janë përfshirë një kamion dhe një automjet tip “Toyota”.

Si pasojë e përplasjes, raportohet për një person të lënduar.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po punojnë për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 


Shtuar 30.10.2025 09:04