Aksident në Lezhë, makina përplas këmbësorin që po dilte nga marketi

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në qytetin e Lezhës. Burime për mediat bëjnë me dije se në lagjen “Gurra” një automjet tip “Golf” ka përplasur një shtetas, i cili ishte duke kaluar rrugën.

Thuhet se qytetari sapo kishte dalë nga një market në atë zonë ku automjeti e mori “para”. Si pasojë këmbësori mbeti i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore, ndërkohë që në vendin e ngjarjes mbërriti policia të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.


Shtuar 19.07.2025 21:30