Aksident në Lezhë, automjeti përplas 10-vjeçarin me biçikletë, i mituri niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në rrugën e Myltes, në Lezhë, ku një automjet tip Ford ka përplasur një fëmijë 10-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I mituri ka mbetur i plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Menjëherë pas ngjarjes, policia ka mbërritur në vendin e aksidentit dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij incidenti.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar përgjegjësitë dhe për të kuptuar nëse janë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor në momentin e përplasjes.


Shtuar 29.07.2025 20:43