Aksident në Levan-Fier, dy persona të lënduar

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Levan në vendin e quajtur “Aksionistët”.

Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë kanë mbetur të lënduar të dy drejtuesit.

Ata janë dërguar në spitalin e Fierit me plagë të lehta.

Sakaq, për shkak të aksidentit dhe motit të keq janë krijuar radhë të gjata trafiku pasi ka bllokim të rrugës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të plota të aksidentit./Albeu.com


Shtuar 8.11.2023 10:31