Aksident në Laprakë/ Pas përplasjes me një automjet, ambulanca përmbyset në mes të rrugës

Mbrëmjen e djeshme, një aksident ka ndodhur në Laprakë, në zonën e njohur si “Kupola”, ku një ambulancë është përplasur me një automjet.

Burime bëjnë me dije se një ambulancë është përplasur me një automjet, ku pas përplasjes ambulanca është përmbysur në mes të rrugës

Si pasojë e aksidentit, janë të plagosur disa persona. Sipas informacioneve, mësohet se të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.


Shtuar 6.03.2025 08:42