Aksident në Kukës-Morinë, makina me targa nga Kosova përplas për vdekje kalimtarin

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Kukës-Morinë në vendin e quajtur “Fushorja e Uzinë”.

Mësohet se një automjet me targa të Kosovës ka goditur një kalimtar 74 vjeçar.

Nga goditja e fortë, i moshuari është përplasur me xhamin e parë të automjetit e për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Policia e Kukësit ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet e ngjarjes.

Drejtuesi është shoqëruar në komisariatin e Kukësit.

Pas aksidentit, njëra korsi e autostradës ka qëndruar e mbyllur duke shkaktuar trafik të rënduar e radhë kilometrike në “Rrugën e Kombit”./Albeu.com


Shtuar 10.09.2023 21:54