Aksident në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, plagosen tre persona

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor është regjistruar  në kryqëzimin e urës së Kardhiqit, në aksin Gjirokastër–Sarandë.

Një veturë është përplasur me një autoambulancë, e cila po transportonte një pacient drejt spitalit rajonal të Gjirokastrës.

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur tre persona: drejtuesi i mjetit tip “Volksëagen”, shoferi i autoambulancës dhe një familjar i pacientit që ndodhej në mjetin e emergjencës.

Të lënduarit janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spital, ndërsa pacienti që po transportohej ka arritur të mbërrijë në destinacion pa u lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Paraprakisht, dyshohet se shkak mund të jetë bërë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit nga njëra prej palëve.


Shtuar 24.07.2025 11:16