Aksident në Korçë, makina përplas të renë në vijat e bardha

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Një makinë ka përplasur një vajzë në vijat e bardha.

E reja është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë trajtim mjekësor.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ka shoqëruar shoferin dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 16.08.2021, rreth orës 11:20, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, tek “Terminali i Autobusave”, shtetasi E. F., 27 vjeç, banues në fshatin Dërsnik, Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Mini Cooper”, ka aksidentuar shtetasen A. S., rreth 20 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, Pogradec, këmbësore në rrugë, e cila u dërgua për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit E. F., ndodhet i shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 16.08.2021 11:47