Aksident në Korcë, makina përplas këmbësoren

Ditën e sotme, një aksident ka ndodhur në Korçë, në afërsi të gjykatës, ku një mjet ka përplasur një këmbësore.

Kjo e fundit është transportuar në spitalin rajonal të Korçës, ku bëjnë të ditur se është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave mbi shkaqet e aksidentit.


Shtuar 10.06.2025 09:54