Gjatë mesnatës së kësaj të enjte rreth orës 01:00, një aksident rrugor është regjistruar në Klos. Sipas informacioneve policore, një 41-vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me me barrierat mbrojtëse të urës së Vashës
I plagosuri ndodhet në spitalin e Traumës për mjekim të specializuar.
Njoftimi:
“Rreth orës 01:00, të datës 12.02.2026, në urën e Vashës, shtetasi E. M., 41 vjeç, duke udhëtuar me automjetin tij, ka humbur kontrollin dhe automjeti është përplasur me barrierat mbrojtëse të urës.
Si pasojë, 41-vjeçari ka mbetur i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
