Aksident në Kamëz/ 30-vjeçari përplas për vdekje këmbësoren

Pasditen e djeshme rreth orës 17:30, në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamëz, është regjistruar një aksident me vdekje.

Burime zyrtare bëjnë me dije se shtetasi A. H., 30-vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka përplasur këmbësoret shtetaset Z. K., 64-vjeçe, dhe Sh. K., 58-vjeçe, banuese në Kukës dhe Bathore.

Dy këmbësore kanë mbetur të plagosura dhe janë dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht, shtetasja Z.K. nuk ka arritur dot t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. H., është arrestuar nga Policia, pas shoqërimit në komisariat.


Shtuar 1.12.2024 12:21