Babë e bir kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të regjistruar mbrëmjen e sotme në Gramsh.
Automjeti tip “Land Rover”, që drejtohej nga shtetasi O. Ll., 24 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin Artan Llapushi, 47 vjeç.
Të lidhura
None found
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar shtetasi Artan Llapushi dhe djali i tij shtetasi O. Ll., 26 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
24-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Policisë për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupit hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.


/Albeu.com/
