Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Fushë Krujë -Thumanë, në afërsi të fshatit Derven.
Dy automjete, një Mitsubishi me targa italiane, e cila drejtohej nga shtetasja M.L., dhe një Opel, i cili drejtohej nga N.P., janë përplasur dhe për pasojë katër persona janë plagosur rëndë.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet që shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës në mënyrë të gabuar nga ana e shoferit të Opel-it, por edhe shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte Mitsubishi.
Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ndërkohë, policia është në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të sqaruar shkaqet e aksidentit.