Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën Vore-Fushë-Krujë në afërsi të fshatit Hasan.
Një makinë tip “Benz” e cila drejtohej nga Indrit Mahmuti 23 vjeç ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbrojtëset metalike të rrugës të cilat e kanë ndarë thuajsë në dysh autoveturën.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë më fraktura në kokë e dëmtime të ndryshme.
Shkak i aksidentit dyshohet se është shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte 23-vjeçari. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë të riun nga mjeti./albeu.com/