Aksident në Fier, shoferi i makinës përplas biçikletën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën kryesore të Fierit pranë bashkisë.

Një automjet ka përplasur një qytetar që ka qenë duke ecur me biçikletë përgjatë rrugës.

Qytetari është dërguar me urgjencë në spitalin e Fierit, ku po i jepet ndihma e parë mjekësore ndërsa në vendngjarje ndodhet policia e cila po kryen veprimet për të zbuluar se cili ka qënë shkaku i këtij aksidenti./albeu.com


Shtuar 3.03.2024 21:08