Aksident në Fier/ Makina përplas qytetarin që lëvizte me biçikletë, i lënduari dërgohet me urgjencë në spital

Mëngjesin e sotëm, një aksident rrugor ka ndodhur në unazën e qytetit të Fierit, në segmentin “Nuredin Aliu”, pranë nënstacionit elektrik.

Një automjet tip “Mercedes-Benz”, ka përplasur një qytetar që po lëvizte me biçikletë. Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Fierit, ku sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.


Shtuar 19.09.2025 08:42

Tags: ,