Aksident në Fier, “Benz-i” përplas motorin, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Baypassin e Fierit, ku një automjet tip “Mercedez Benz” është përplasur me një motor.

Drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Fierit.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në Bypass_in e Fierit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Gj. N., 45 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin G. S., rreth 60 vjeç, banues në Hoxharë, Fier.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi G. S. i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

 


Shtuar 9.06.2023 17:59

Tags: ,