Mëngjesin e sotëm rreth orës 07:30, një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku një automjet me drejtues shtetasin H.D, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasja E.H.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.
Me drejtuesin e automjetit, shtetasin H. D., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupit hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.